Goditi këmbësoren dhe i shkaktoi lëndime të rënda, arrestohet shoferi në Prishtinë

08:46 | 13 Korrik 2026
H.E

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me automjet një këmbësore.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Prishtinë / 12.07.2026 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale