Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara në Port, Durrës.
Sipas policisë, E.H., dhe F.M., paratë i kishin në trup, në total prej 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia e Shtetit me cilësinë e provës materiale.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...