Dy persona janë shoqëruar për në stacionin policorë pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Komoran të Gllogocit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki dhe një karikatorë, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar.
“Komoran, Gllogoc 06.09.2024, NN. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki dhe një karikatorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë