Një person është arrestuar sot në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, policia ka gjetur armë pa leje.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, -pesë karikatorë si dhe municion
“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: – një armë zjarri AK-47, -pesë karikatorë si dhe municion. Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...