Sot hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Në njoftim thuhet se 26 vjeçari, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar pas hetimeve të detajuara, provave të siguruara materiale dhe dyshimeve të bazuara se i njëjti kishte kryer veprën penale.
“Ai dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë kanë kryer veprën penale në një shtëpi në rrugën ,,Skënderbeu” në Vushtrri në muajin Mars të këtij viti. Dy persona të dyshuar të involvuar në këtë rast janë arrestuar në muajin korrik, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar sot nga ana e hetuesve në vendbanimin e tij në një fshat të Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...