Tri vetura janë aksidentuar sot rreth orës 15:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Si pasoj e aksidentit, një person është lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën.
‘Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin