Edhe në karrocë, Hysni Gucati del para Apelit

15:46 | 1 Dhjetor 2022

Pasi apeluan vendimin, me anë të së cilit, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me nga 100 euro gjobë, gjatë ditës së sotme, Hysni Gucati, i ulur në karrocë pas operacionit dhe Nasim Haradinaj i pranishëm në seancë, janë paraqitur para panelit të Apelit.

Kryesuesja e panelit të Apelit, Michele Picard, ka nxjerrë një vendim, me anë të së cilit është përcaktuar edhe rendi i ditës.

“E enjte, 1 Dhjetor 2022- 13:30-13:40 – Fjala hyrëse nga Kryetari i trupit gjykues (10 minuta) 13:40-15:10 – Parashtresat e Mbrojtjes së Gucatit (1 orë 30 minuta) 15:10-15:40 – Pushim (30 minuta) 15:40-17:10 – Parashtresat e Mbrojtjes Haradinaj (1 orë 30 minuta)”, është rendi i ditës i përcaktuar për ditën e enjte.

Edhe të premten, me 2 dhjetor, pritet të mbahet seancë para Apelit në këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale