Me siguri fotoja e mësipërme ju ka bërë të vini buzën, përse jo edhe të kujtoni të gjitha herët ku divani apo një kënd tjetër i shtëpisë është bërë bashkëshoqërues i dashurisë suaj. E ndërsa dashuria është ndjenja më universale në botë, përjetimi dhe manifestimi i saj është tejet intim aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thoni që çdo dashuri është ndryshe nga tjetra. Më e bukur, e vërtetë, pasionante ose jo, këtë e zgjidhni ju, por s’mund ta mohoni që ka diçka ndryshe ashtu siç janë të ndryshëm edhe tre çiftet e mësipërm. Shihni edhe një herë foton më vëmendje, zgjidhni çiftin që ju përfaqëson dhe zbuloni ç’mesazh fsheh për ju:
1.Nëse zgjodhët çiftin A, jeni një çift që nuk bie kurrë në montoni. Ju pëlqejnë idetë dhe udhëtimet e çmendura, nuk do të qe aspak habi që ndërkohëni që lexoni këtë përshkrim të mendoni për ndonjë ngjitje në mal. Ju pëlqejnë hapësirat e mëdha, komforti dhe të ndjerët i, e pavarur. Jeni të sjellshëm dhe shumë sociale, ju pëlqen të argëtoheni me miqtë.
2.Fatlumët e çiftit B, preferojmë t’i quajmë pikërisht fatlumë, janë të gatshëm të sakrifikonin dhe rrezikonin çdo gjë për dashurinë. Për ta dashuria është vetë jeta, është emocioni i pashuar që i bën të ndihen gjallë, burim i lumturisë dhe njohjes së vetes.
3.Për çiftin C, lumturia nuk është thjesht një pikësynim i përbashkët, por një rrugëtim i cili ka ulje-ngritjet e tij prej të cilit nuk do të hiqnit dorë për asgjë në botë.
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...