Një grua ka vjedhur 1,6 milioni euro bizhuteri në një argjendari luksi në Paris, pasi i kishte zëvendësuar me çokollata të vogla.
Për të vënë në jetë planin e vjedhjes, hajdutja u hoq si princeshë shumë e pasur nga Emiratet e Bashkuara dhe nisi të vërë mënjanë disa bizhuteri të shtrenjta, duke siguruar argjendarin se të nesërmen do sillte çekun e bizhuterive të ndara veçmas.
Sipas televizionit Lci, i cili përcolli lajmin, gruaja është prezantuar të martën në një argjendari në rrugën “Saint-Honoré”, në zemër të kryeqytetit francez. Pasi ndau mënjanë disa bizhuteri në kasafortën e argjendarisë, duke premtuar se do vinte të nesërmen me një çek banker.
I shqetësuar për mos ardhjen e pagesës, argjendari riahp kasafortën, duke zbuluar se brenda kutive nuk kishte më asgjë, përkundrazi, vetëm çokollata të vogla për ngushëllim.
Hajdutja kishte marrë jo më pak se 1,6 milioni euro. Çështja i kaloi për hetim policisë pariziane.
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...