Sorrat edhe njëherë e kanë dëshmuar kapacitetin e tyre mahnitës për mendim inteligjent duke krijuar vegla vetvetiu.
Hulumtimet e reja tregojnë se sorrat janë shumë, shumë më të mençura sesa ç’kemi menduar deri tani, transmeton Telegrafi.
Ky studim ka zbuluar se sorrat faktikisht mund t’i zhvillojnë veglat e tyre duke kombinuar gjëra të ndryshme – aftësi kjo e cila më parë është vërejtur vetëm te shimpanzat dhe njerëzit.
Krijimi i veglave është diçka që e kalon edhe inteligjencën e fëmijëve për shkak se kërkon fuqi të madhe të trurit dhe aftësi për të analizuar zgjidhjen e një problemi.
Auguste Von Bayern, autori i parë i këtij studimi, ka thënë se këto zbulime janë të jashtëzakonshme, pasi që sorrat nuk kanë pasur ndihmë dhe nuk janë stërvitur në kombinimin e gjërave të ndryshme për ta krijuar një vegël të vetme e cila u shërben atyre si zgjidhje e një problemi.
Aksident tragjik në Autostradën “Ibrahim Rugova”...
Seanca e Apelit ndaj Pjetër Shalës mbahet sot gjatë ditës në...
Arrestohet një malazez në Bërnjak, posedonte kokainë
Prezantohet sot raporti final për zgjedhjet e 9 shkurtit
Gjermania dhe Britania krijojnë armë të përbashkët me rreze ...
Shqipëria është quajtur ‘Maldivet e Evropës’, por ka shumë...