Të kalosh shumë orë para kompjuterit, shkakton stres dhe lodhje, simptoma që nëse nënvlerësohen, mund të çojnë deri dhe në depresion.
Një kompani në Rimini të Italisë, ka vendosur atëherë të ndihmojë punonjësit për të luftuar lodhjen nga kompjuterët në mënyrë të veçantë: ka vënë në dispozicion në zyrë, kanabis!!!
Kompania, e cila merret me marketing, e ka prezantuar si një përfitim për punëtorët e saj marijuanën, biskotat me marijuanë dhe aromatizuesit e ambientit me erën e kanabisit.
Ideja e futjes së kanabisit për punonjësit, erdhi nga themeluesi i kompanisë, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Resto del Carlino”.
Qëllimi i përfitimit të ri është krijimi i një mjedisi të qetë dhe relaksues të punës. Dhe për ata që kritikuan zgjedhjen, kompania u përgjigj se qëllimi nuk është të “përplasesh pas tavolinës”, por “të sigurojë relaksimin” e punëtorëve.
Nuk është rastësi që në kompani nuk ka karta për t’u vulosur, oraret janë shumë fleksibël dhe punonjësit kanë në dispozicion një dhomë relaksimi dhe hyrje të lira në diskotekat e Rivierës së Romanjës./gsh/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...