Pastori po bënte provën e Perëndisë, shqyhet nga krokodilët

00:47 | 16 Maj 2017

Një pastor në Zimbabve është përpjekur të ecë mbi ujë duke imituar Jezu Krishtin, por është ngrënë nga krokodilët.

Ai po përpiqej të tregonte fuqinë e Perëndisë, por situata ka shkuar tmerrësisht keq. Jonathan Mthethwa u vra nga tre krokodilë ndërsa zhvillonte demonstrimin fetar në Zimbabve.

Dëshmitarët e tronditur thanë se kleriku ishte “lutur gjithë javën” përpara se prova të bëhej tragjike.

Ai ishte frymëzuar nga një pasazh biblik, sipas të cilit, Jezusi po ecte mbi ujë gjatë një stuhie. Anëtarët e tmerruar të kishës thanë se pastori ishte ngrënë poliotësisht në disa minuta.

Ai kishte rënë rreth 30 metra në atë që njihet si “Lumi i Krokodilëve”. Në këtë pikë, ai i ka premtuar kongregacionit se do të ngrihej mbi ujë, por për fat të keq nuk ka ndodhur.

Në vend të kësaj ai u sulmua brutalisht nga një grup krokodilësh të cilët ishin fshehur në thellësi të ujit.

“Ai premtoi se do të na tregonte sot besimin e tij, por për fat të keq përfundoi i mbytur duke u ngrënë nga tre krokodilë të mëdhenj para nesh”, tha Deacon Nkosi, dëshmitar dhe ndjekës i priftit.

“Ne ende nuk e kuptojmë se si ndodhi kjo sepse ai agjëroi dhe u lut gjatë gjithë javës”.

Ai tha se vdekja e tij ishte e shpejtë dhe brutale.

Nkosi tha: “Ata e përfunduan atë për disa minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara