Senatorja ruse, Valentina Petrenko është një nga qeveritaret me modelin e flokëve më spektakolar të para ndonjëherë.
“Ndërtesa” e lartë dhe e sheshtë në majë, e vendosur mbi kokën e saj sfidon gravitetin dhe çdo tharëse flokësh. Fotot e flokëve të Valentinës, të ngjashme me ato të personazheve në filmin vizatimor Simpsons, janë bërë virale ditët fundit në Twitter.
Shumë vetë filluan të pyesin: a është ajo “kulla brune” një paruke? Si qëndron kështu? Dhe pse e bën atë stil në atë mënyrë?
Jo, flokët e Petrenko nuk janë paruke – të paktën kjo është ajo që ajo thotë. Në fakt, në një intervistë për vitin 2015 për stacionin radiofonik rus ‘Echo’ të Moskës, ajo dukej e nevrikosur që njerëzit vazhdonin të kërkonin përgjigje, shkruan PROlajm.al
“Kam flokë kaçurrela“,-tha ajo. “Unë vetëm ngre ato lart me disa karfica, kjo është e gjitha“,- shton më tej ajo.
Fakti se për çfarë arsye ajo ka ruajtur një stil të tillë flokësh aq të rëndë, me një formë të çuditshme gjeometrike për kaq shumë vite, ndoshta ka të bëjë me atë se si është perceptuar ajo; si një grua në politikë.
“Duke ndërtuar kryevepra në kokë dhe duke veshur kostume katrorë, gratë në politikë kanë tendencë të duken më pak femërore ose ndoshta më pak të prekshme”.
Spekulimet në Twitter, megjithatë, vazhdojnë të mbizotërojnë. Çdo gjysmë ore një imazh i ri i modelit është zbuluar.

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...