Zona e lokalizuar në paralelin e 27-të në veri që bashkon Trekëndëshin e Bermudeve, piramidat në Giza dhe Himalajen, paraqet një vend ku ekzistojnë gjëra të çuditshme.
Kjo zonë shpesh quhet edhe “zonë e heshtjes”, një zonë misterioze në planetin tonë, ku orët ndalen dhe radioja nuk funksionon si duhet.
Shkencëtarët që e kanë studiuar këtë zonë mbesin të habitur meqë nuk mund të ofrojnë shpjegime ndaj enigmave të këtij regjioni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ky regjion, që gjendet në një lartësi mbidetare prej 2000 metrave, është shumë më i mistershëm sesa që mund ta merrni me mend.
Por, përkundër kësaj, ky vend është i banuar me shtëpi që gjenden larg njëra-tjetrës.
Disa shkencëtarë mendojnë se fenomenet e çuditshme në këtë zonë janë si rezultat i përqendrimit të lartë të hekurit në ajër.
Ajo që dihet, është se në të kaluarën këtu ka rënë një numër i madh i meteoritëve.
Në këtë vend, përpos tjerash, janë parë edhe drita misterioze.
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...