Një kamariere, e cila mori bakshish 4.400 dollarë nga një grup klientësh, për t’i ndarë me një kamariere tjetër u pushua nga puna, pasi menaxheri i restorantit i kërkoi që ta ndante bakshishin me të gjithë stafin e restorantit.
Sipas kamarieres, shefi i kishte thënë se ajo do merrte vetëm 20% të bakshishit, pasi pjesën tjetër do ia ndante stafit të restorantit.
Daily Mail, raporton se kamarierja u shokua nga kërkesa e menaxherit, pasi ajo kishte planifikuar të paguante kreditë e prapambetura studentore me bakshishin.
Sigurisht ajo nuk pranoi, e si rrjedhojë u pushua nga puna.
Pasi lajmi u bë i njohur për publikun britanik, ata hapën një aplikacion në internet për të ndihmuar studenten të paguante shpenzimet e saj, deri në gjetjen e një pune./oranews/
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...