Presidenti francez, gjatë ditës së sotme ka pritur një takim kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarët të lartë nga Afrika, ku është diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm.
Megjithatë, përkundër takimit të rëndësishëm, vëmendje të madhe ka marrë edhe qeni i tij Nemo, transmeton portali arbresh.info
Gjatë takimit me Presidentin Nigerian, Mahamoadou Issoufou, ishte pikërisht Nemo që morri vëmendjen e të gjitha mediave.
Dëshmitarët kanë thënë se ishte për t’u habitur fakti se qeni nuk shqetësohej aspak nga prania e madhe e njerëzve dhe vazhdonte të shikonte drejtimin e tij pa e prishur terezinë.
Mediat franceze theksojnë se Macron dhe gruaja e tij e kanë adoptuar pasi kanë paguar rreth 250 euro./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...