Me fillimin e sezonit festiv fillon edhe gara se kush po e zbukuron ambientin më bukur.
Por këtij lokali të quajtur “The Churchill Arms” në Notting Hill, në perëndim të Londrës, vështirë se mund të ja kalojë dikush, transmeton arbresh.info.
Lokali në pronësi të Gerry O’Brien është zbukuruar me 21.000 drita dhe me 90 pemë të Vitit të Ri.
“Ne duam që lokali ynë të duket çdo herë e më bukur”, ka theksuar O’Brien.
“Këtë vit përpara derës kemi vendosur një foto të Mbretëreshës e cila duket sikur është duke e marrë një udhëtim me sajë drejt Buckingham Palace”, ka thënë ai.
Lokali ‘The Churchill Arms’ shpenzon mbi 30.000 £ në vit për dekorata. /Arbresh.info

Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...