Kjo makinë luksoze, Lamborghini, që po e shihni në fotografi, është parë pasditen e sotme në disa fshatra të Kantonit të Cyrihut, duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar, shkruan 20minuten.ch.
Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15;00 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti tre persona – nga Zvicra dhe nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Vetura me këtë rast është konfiskuar.
Ende nuk dihet nëse ajo i takonte njërit nga shoferët e ndaluar ose ishte e marrë me qira. Të arrestuarit janë të moshës 19-40-vjeçare.

MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria