Një aeroplan me 88 udhëtarë ka dalë nga pista në ishullin Silt në Detin Verior, por nuk ka të lënduar, njoftuan autoritetet gjermane.
Qendra rajonale për përgjigje të shpejta njoftoi se aeroplani i kompanisë ajrore “Air Berlin” nga Dyseldorfi sot është ndalur në bari, rreth 50 metra pas fundit të pistës.
Zjarrfikësit nga aeroplani kanë nxjerrë 82 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e incidentit.
Të gjitha fluturimet gjatë ditës drejt ishullit të popullarizuar turistik Silt janë anuluar.
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor