Në Ditën e Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Presidentja Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë. “Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës./arbresh.info/
Kërcënohet Arianit Koci pas shkrimit për gratë me shami
Gjendet një person i vdekur në Gjilan
Sërish shifra të larta, 289 të infektuar me Covid-19 në Shqi...
Ëndrra e Andy Carroll për të debutuar në Ligën e Kampionëve ...
Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova gjen kurajën nga sukseset e...
Osmani për sulmin Oslo: Qëndrojmë me popullin e Norvegjisë