Fotografitë tronditëse tregojnë se si një akullnajë në Alaska është shkrirë pothuajse plotësisht brenda vetëm shtatë viteve për shkak të ndryshimit të klimës.
Fotoreporteri Larry Pannell, 56 vjeç, kapi për herë të parë pamjet e akullnajës Saëyer ndërsa ishte në një lundrim në rajon, në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info
Që atëherë ai ka shkuar në disa udhëtime për të parë raftin e akullit dhe është tronditur kur ka parë efektet fizike të ngrohjes globale.

Pas vizitës ai ka publikuar fotografitë me ndryshimet që janë bërë.
Ai ka theksuar se ka mbetur i tronditur në vizitën e dytë në akullnajë.
Në maj të këtij viti, shkencëtarët sugjeruan se akullnajat së shpejti mund të zhduken nga gjysma e pikave kryesore të botës dhe sipas tyre kjo po ndodh për shkak të ngrohjes globale.
Më shumë se gjysma e vendeve të trashëgimisë botërore besohet se janë nën kërcënim dhe sipas tyre duhet të merren veprime të shpejta për të ndaluar ndryshimet e klimës./arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...