Lotët e mërzia nuk kanë të ndalur, përcillen në banesën e fundit 10 anëtarët e familjes Jahiu

15:51 | 3 Dhjetor 2021

Shiu nuk i ka ndalur banoret e fshatit Moran të Maqedonisë së Veriut që të vinë për t’i përcjellë në banesën e fundit 10 anëtarët e familjes Jahiu.

Lotët e mërzia nuk kanë të ndalur për as një nga ata që morën pjesë në varrim, raporton arbresh.info.

E sikur se 10 anëtarët e kësaj familje sot ju është dhënë lamtumira e fundit edhe 35  të tjerëve, të cilët së humben jetën në aksidentin tragjik të 23 korrikut në Bullgari.

Kujtojmë se sot në orën 12:00 të ditës, 45 trupat nga Bullgaria ju janë dorëzuar përmes aeroplanëve ushtarak qeverisë së Maqedonisë Veriore.

E në ceremoninë e organizuar nga Qeveria përveç krerëve të shtetëror të vendit morën pjesë dhe personalitete nga rajoni në mesin e tyre dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për këtë rast në Maqedoninë Veriore ishin shpallur tri ditë zie. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara