Kurti takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO

13:59 | 5 Maj 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe formimin e Qeverisë. Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Bullgarisë – si anëtare e BE-së dhe NATO-s, për Republikën e Kosovës, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës. Ai vlerësoi raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të rritet.

Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara