Të arriturat e femrave në vend, kanë qenë shkak qe Fisnik Ismaili, ideator i Monumentit NEWBORN, për nder të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, do të marr ngjyrën ndryshe.
I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyre, para familjeve të tyre.

“Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment”, ka thënë Ismaili për arbresh.info.
Ismaili ka treguar se për këtë nuk është ndihmuar nga institucionet e vendit.
E dedikimi për femrat i ka bërë krenare edhe grat e vendit.
Një qytetare për arbresh.info ka treguar se ndihet krenare që dikush po i vlerëson.
Kujtojmë se nesër është 14 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...