Betohen 257 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

10:45 | 20 Maj 2022

Sot në kazermën e Komandës  së Doktrinës në Ferizaj, janë betuar ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Numri i ushtarëve te rinjë të cilët tashmë kanë përfunduar trajnimin bazik te ushtrisë është 257.

Në ceremoninë e betimit ishin prezentë krerë të ndryshëm shtetërore, në veçanti presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Osmani gjatë fjalimit të saj para rekrutëve të rinj, theksoi që kjo na bënë nderë dhe krenarë që vajzat dhe djemtë e  rinjë  të shtetit të Kosovës kanë zgjedhur  ushtrinë ta kenë si profesion.

LEXO EDHE Mehaj përmend UÇK-në e Adem Jasharin krahas aspiratave për anëtarësim në NATO

Gjithashtu prezent ishte edhe Minsitri i  Mbrojtjes, Armend Mehaj,  zevëndëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendës komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi dhe shumë gjeneral të ndryshëm të cilët janë pjesë e ushtrisë së KFOR-it shkruan arbresh.info.

LEXO EDHE Osmani: Ushtrinë do ta përgatisim dhe rrisim sa më shumë

Betimin sot e kanë dhënë 248 meshkuj dhe nëntë femra, ndërsa nga radhët e komuniteteve jo shumicë  në ketë grup nuk ka pasur.

Programi i stervitjës ushtarake ka zgjatur nënte javë ku ka filluar me 21 mars dhe ka përfunduar sot me 20 maj.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe, ushtarët e rinj  janë sfiduar me rregullat strikte dhe me jetën ushtarake, të cilat po ashtu janë  ndër kushtet kryesore për tu bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale