UEFA i ka ftuar për ndeshjen finale në Wembley, mesfushorin danez Christian Eriksen dhe stafin mjekësor që e ndihmuan në shpëtimin e jetës së tij, pas një arresti kardiak që kishte në fushë .
UEFA ka treguar se Eriksen, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë ftuar në finale, por nuk ka ende asnjë konfirmim që ai do të merrte pjesë.
Një nga mjekët, Peder Ersgaard, ka thënë se është i nderuar që mori një ftesë VIP nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte një punë e një njeriu”.
“Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Kjo do të ishte vërtet e madhe. Thjesht imagjinoni nëse ata bëhen kampionë të Evropës”, ka thënë Ersgaard për revistës Fagbladet FOA.
Eriksen u rrëzua në fushën në “Parken Stadium” në pjesën e parë kundër Finlandës. Futbollisti danez ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa në spital iu vendos një defibrillator.

Tani është duke e vazhduar rikuperim në shtëpi. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...