Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë në finalen e “Euro 2020”.
Italia është fituese e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku triumfoi ndaj Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.
Donnarumma u shpall lojtari i Kampionatit, por italiani priti dy penallti për ta ndihmuar skuadrën e tij ta sjellë trofeun në Romë.
Mirëpo, 21 vjeçari u pa të ishte tejet i qetë edhe pse kishte pritur penalltinë e fundit, por në fakt ai siç tregon në një intervistë nuk e kishte ditur që kishte përfunduar gjithçka.
“Të themi që pas penalltisë (së Sakas) nuk kam kuptuar që kishte përfunduar gjithçka, isha ende me emocionet e penalltisë së Jorginhos”, tha ai.
“Gjatë penalltisë së Jorginhos isha tashmë poshtë dhe pastaj shikova edhe gjyqtarin dhe VAR-in, sepse tani ata shikojnë vendosjen e këmbëve dhe unë doja të dija nëse ishte gjithçka në rregull”, tha Donnarumma.
“Pastaj kur ktheva kokën pashë shokët e mi duke vrapuar dhe nga aty kuptova gjithçka, vërtetë ishte një Kampionat Evropian i mahnitshëm dhe falënderoj edhe shokët e mi sepse kemi raporte fantastike sepse jemi si një familje”, përfundoi Gianluigi Donnarumma./lajmi.net/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen