Zyra e Presidentit të Kosovës është furnizuar me laptopë.
Vlera e tyre ka arritur afër 25 mijë euro ose saktësisht 23 549,96 euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Aty nuk tregohet se sa laptopë janë blerë, por thuhet se në mesin e dy operatorëve ekonomikë, fitues ka dalë ‘First Solution L.L.C’ nga Prishtina.
Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj, ndërsa nuk ka mundësi të nënkontraktohet./arbresh.info/

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...