Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 22 maji 2025, si odë janë bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.
Lidhur me këtë, çështja shumëvjeçare për mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur.
“Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
“Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1. Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë. Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme!”.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi