Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini.
Në këtë takim, është biseduar për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 dhe çështje të tjera zhvillimore në nivelin komunal.
Zëvendëskryeministri Tahiri ka falënderuar kryetarin Gjini për punën e tij të palodhshme, frytet e së cilës po karakterizojnë Gjakovën si model të qeverisjes së mirë.
Në takim është diskutuar për planin e rimëkëmbjes ekonomike të Komunës së Gjakovës, me ç’rast zëvendëskryeministri Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar me të gjithë mekanizmat qeverisës.
“Është kënaqësi të shoh se Gjakova sot po frymon ndryshe dhe nuk ka ndalur punën edhe në pandemi, por me vizion të qartë ka vazhduar me energji të plotë në përmbushje të synimeve të tyre. E di që Komunat e Kosovës po përballen me sfida, por nuk do të ndalen përpjekjet për t’i evituar ato”, ka thënë zëvendëskryeministri Tahiri.

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...