Banka Qendrore e Kosës në raportin e këtij viti, deri në muajin qershor, ka njoftuar se sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 përqind.
Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 përqind të aseteve.
“Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe. Vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për tre mujorin e dytë të këtij viti.
Sektori pensional rriti dukshëm kthimin në investime në 56.5 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 33.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak./arbresh..info/
E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet ...
Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...