Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur gjatë ditës se si pasojë e vjedhjes së energjisë elektrike do të ketë mungesë të energjisë.
Sipas analistit, Gazmir Raci, diferencat në prodhim dhe konsum të energjisë elektrike do të ishte mirë të hetoheshin nga prokuroria.
“Ministrja Energjisë po thotë se: Prodhimi ditor i KEK-ut është rreth 507 MWh. Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh. Po duket mundësi e mirë për punë për një prokuror të mirë”, shkruan Raci në rrjetet sociale.
Sipas ministrisë, humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i.
Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit./arbresh.info/
NJOFTIM| Mbi gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjencës
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...