Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka deklaruar pasuri afër gjysmë milioni euro.
Në pronësi të saj ka deklaruar një shtëpi në vlerë 76 mijë euro, dhe një banesë në vlerë 63 mijë euro. Ndërsa, në pronësi të përbashkët një banesë ne vlerë 140 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit ka deklaruar një shtëpi pushimi në vlerë 73 mijë euro, një tokë në vlerë 48 mijë euro dhe një tjetër 12 mijë euro.
Ajo nuk ka deklaruar asnjë veturë në pronësi të saj apo të bashkëshortit.

E, para e KQZ-së, në njërën nga bankat e vendit ka të ruajtura mbi 10 mijë euro ose saktësisht 10,700.35 euro.
Ndërsa 65 mijë euro i ka kredi.
Daka ka bërë të ditur gjithashtu se nga KGJK, KQZ merr pagë e mëditje në vlerë 40,426.84 euro./arbresh.info/

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...