Është dega më e vjetër e transportit në botë
Por, në Kosovë treni nuk është zgjedhja e parë nga udhëtarët brena vendit, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij viti në Kosovë këtë mjet udhëtimi e kanë shfrytëzuar rreth 21 mijë qytetarë.

Në tre muajt e parë të 2020-es, është zvogëluar për rreth 30% krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1 2020), të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Aty thuhet gjithashtu se kjo rënie është rezultat i vendimit të Qeverisë për ndërprerje të transportit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronvirusit.
“Në tremujorin e parë të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 21 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, numri i udhëtareve është zvogëluar për 27.42 %, si rezultat i vendimit te Qeverise ne muajin Mars me masat e ndërmarra ne luftimin e COVID-19 ,ndërpritet transporti i udhëtareve”, thuhet në publikim.

Ndërsa transporti i mallrave me tren ka qenë 101 mijë ton.
“Transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë të vitit 2020 është rreth 101 mijë ton, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 kemi ulje për 26 %”, thuhet më tej në publikimin e ASK-së.
Ndryshe në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 9 lokomotiva, prej tyre shtatë Disell dhe dy trena motorik. Lokomotivat bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra./arbresh.info/

Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...