Sipas të dhënave të reja nga Indeksi i Ekonomisë Dixhitale të Adobe, tregtia elektronike amerikane u rrit me 49% në prill, krahasuar me periudhën fillestare në fillim të marsit para se të hynin në fuqi kufizimet e pandemisë.
Artikujt ushqimor në internet ndihmuan në rritjen e shitjeve, me një rritje prej 110% të shitjeve ditore midis marsit dhe prillit.
Ndërkohë, shitjet elektronike u rritën 58% dhe shitjet e librave janë dyfishuar.
Adobe punoi me 80 nga 100 shitësit më të mëdhenj në internet për të mbledhur të dhënat e saj. Numrat tregojnë se konsumatorët janë të gatshëm të shpenzojnë për produkte që do t’i ndihmojnë atyre të menaxhojnë krizën nga COVID-19. Kjo përfshin, në pjesën më të madhe, blerjen dhe shpërndarjen e ushqimeve në internet.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...