Stuhitë dhe erërat e fuqishme mbrëmjen e kaluar kanë prekur disa komuna të Kosovës, ndër to edhe Gjilanin, ku vlera e dëmeve kap shifrën prej 120 mijë eurove.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nga stuhitë e fuqishme mbrëmjen e së martës janë shkaktuar dëme të mëdha si në kulmet e institucioneve arsimore, po ashtu edhe të banesave publike.
Haziri theksoi se stuhitë e fuqishme po ashtu kanë shkaktuar dëme edhe në bujqësi dhe në rrugët publike të kësaj komune.
Vlera totale e dëmeve të shkaktuara sipas kryetarit Haziri, kap shifrën e 120 mijë eurove.
“120 mijë euro kemi dëme të shkaktuar nga stuhitë e mbrëmshme. Kemi të dëmtuara kulmet e shkollave, të banesave publike si dhe të rrugëve. Po ashtu edhe bujqësia është dëmtuar shumë në këtë komunë”, ka thënë Haziri.
I pari i komunës së Gjilanit i bëri thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ta ndihmoj këtë komunë në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhitë.
“Qeveria anjëherë nuk ka ndihmuar kur kemi pas dëme nga stuhitë e tilla dhe tani ka ardhur koha që të na ndihmojnë”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. /Telegrafi/
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf