Punëtorët e Postës sërish mund t’i mbyllin zyrat postare dhe të mos ofrojnë asnjë shërbim të vetëm për qytetarët nëse Qeveria e Kosovës nuk ua mbulon humbjet financiare në vlerë prej 5 milionë eurosh siç po kërkon menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Sindikalistët paralajmërojnë greva, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Takimi i Sindikatës së Kryesisë së Postës së Kosovës të mërkurën pritet t’i japë një zgjidhje krizës aktuale në këtë ndërmarrje. Përfaqësuesit e Sindikatës së kësaj ndërmarrjeje nuk i mohojnë grevat si opsion për t’i realizuar kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës (SPP), Etrit Hoti, ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, se në takimin e së mërkurës me Kryesinë Sindikale pritet të dalin me një qëndrim rreth gjendjes, gjersa nuk ka përjashtuar mundësinë e grevës së serishme.
“Të mërkurën, në orën 09:00, e kemi takimin e Kryesisë. Do të dalim me një qëndrim sindikal. Greva nuk përjashtohet, as reagimet sindikale. Nesër detajisht do t’ju informojmë. Pa e marrë qëndrimin e Kryesisë nuk di çka të them”, ka paralajmëruar kryetari i SPP-së.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari