Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë reaguar ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës për sjellje të pahijshme që janë duke treguar ndaj klientëve dhe stafit të bizneseve.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ata i kanë bërë thirrje zyratrëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë.
Lexoni më poshtë statusin e tyre në rrjetin social në Facebook:
Është bërë praktikë kohët e fundit që zyrtarët policorë janë duke shkaktuar problemë pranë lokaleve të gastronomisë. Konkretisht kjo ka të bëjë me sjelljet e tyre që janë të pahijshme dhe drejtohen ndaj klientëve dhe stafit në hapësirat e lokaleve. SHGK, i’u bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri Vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë. Vendimet dhe ligjet shtrijnë autoritetin e tyre ndaj secilit person fizik dhe juridik në Republikën e vendit.
Kjo çfarë po shohim kohët e fundit, është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës!
Ju lusim të raportoni çdo rast i cili është në kundërshtim me ligjet në fuqi, në mënyrë që të përdorim mjetet juridike para institucioneve relevante.
Shoqata është në shërbimin tuaj, duke u kujdesur për zbatimin e barabartë dhe të drejtë të ligjeve në vend!/ Arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/valon-braha-dhe-dren-jahaj-jane-dy-zyrtaret-policor-qe-rrahen-brutalisht-dy-te-rinjte-ne-prishtine/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...