Që nga fillimi i muajit mars e deri në qershor fermerët do të fillojnë mbjelljen pranverore por ngritja e çmimit të naftës mund të behet penges për ta, raporton arbresh.info.
Arbresh.info i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për të kuptuar nëse Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Qeverinë do të subvencionojë fermerët në këtë kohë krize globale të rritjes së çmimeve të naftës.
Por që akoma nuk kanë kthyer përgjigjeje.
E ekonomisti Safet Gerxhaliu për arbresh.info ngriti çështjen e punimit të tokave të cilat nuk janë duke u punuar dhe sipas tij të ushtrohet njëfarë presioni që ato të punohen.
“Kam prit që Ministria e Bujqësisë do të dal me një rekomandim që toka e papunuar të jetë në funksion të punimit që të gjendet forma që të mbështetën fermer me naftë dhe bizneset me mbjellje para pranverore që kemi një periudhë kohore që nga marsi deri në qershor dhe Kosova mund të ketë rendimente edhe të misrit dhe të elbit dhe të thekrës, por si duket heshtja e ka kaplu këtë realitet”, tha Gerxhaliu.
Ndërkaq kujtojmë që së fundi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.
“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiq./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...