Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar Lizingjet, si kategoria e dytë për nga pesha në strukturën e aseteve të sektorit mikrofinanciar, shënuan rritje vjetore prej 3.4 për qind në vitin 2016 dhe arritën vlerën prej 22.6 milionë euro.
‘Në rritjen e lizingjeve kontribuoi rritja e lizingjeve hipotekare dhe ‘lizingjeve tjera’, të cilat regjistruan rritje vjetore prej 6.0 përkatësisht 6.8 për qind ”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në dhjetor 2016 vazhdoi të përcjellë trendin rënës, duke rënë në 21.3 për qind. Norma e interesit për kreditë ndaj ekonomive familjare si dhe norma e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve regjistruan rënie të njëjtë prej 0.9 pikë përqindje.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...