Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur një konferencë për media ku ka komentuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për kalimin e bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi në fund të kësaj jave.
“Dua ta qartësoj se ky vendim prek më pak se 1% të ndërmarrjeve në Kosovë,” deklaroi Rizvanolli, duke theksuar se bëhet fjalë për bizneset më të mëdha dhe me konsum më të lartë të energjisë.
Ministrja nënvizoi se procesi nuk është i papritur, por i përcaktuar me ligjin për energjinë elektrike të miratuar që në vitin 2016. “Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion,” tha ajo.
Duke iu përgjigjur kritikave, veçanërisht nga Oda Ekonomike e Kosovës, Rizvanolli tha se Qeveria i ka trajtuar me seriozitet shqetësimet e bizneseve. “Kemi pranuar një mori shqetësimesh nga bizneset, të cilat i kemi trajtuar me seriozitet. Kemi iniciuar një sërë takimesh dhe po angazhohemi për t’i adresuar ato.”
Ajo bëri të ditur se ditën e djeshme është mbajtur një takim me përfaqësues të odave ekonomike, prodhuesve dhe bizneseve të prekura, ku është ftuar edhe një kompani që operon në treg të lirë që nga viti 2017 për të ndarë përvojën e saj.
“Propozimi im dje ishte që të mbajmë një takim sot me furnizuesit e licencuar dhe bizneset që do të dalin në treg, që të gjithë ta kemi të qartë se sa ofertues kemi në treg,” u shpreh ajo.
Ministrja Rizvanolli konfirmoi gjithashtu se pesë operatorë të licencuar për furnizim me energji elektrike u kanë bërë tashmë oferta bizneseve që do të dalin në tregun e hapur.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...