Qeveria në largim, është duke mbajtur mbledhjen e saj të rregullt.
Si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-Vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raporton arbresh.info.
Duke vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për kursimet dhe ndarjet buxhetore ndërmjet organizatave buxhetore për vitin 2019. Vendimi mbështetet në nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Ai është hartuar në bazë të kursimeve të deklaruara nga organizatat buxhetore për mjetet financiare për vitin 2019 dhe ka për qëllim që të ngritë efikasitetin e ekzekutimit të buxhetit në përmbyllje të vitit fiskal 2019.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se vendimi do të sigurojë vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale.
Janë evidentuar mbi 31 milionë euro të kursyera nga organizatat buxhetore dhe ato do të shpërndahen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore./arbresh.info/
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?