Kryeshefi i Mjekësisë në Britani të Madhe, Jonathan Van-Tam, ka sqaruar se pse vaksinat kundër koronavirusit kanë dalë në treg kaq shpejt.
Zakonisht, për një vaksinë që të dalë në treg duhet 5 deri në 10 vjet, transmeton portal arbresh.info, duke cituar ITV-në.
Sipas tij, kjo në thelb është kapitalizëm dhe është e dëmshme për ekonominë e tregut.
Ai ka argumentuar se kjo ndodh për shkak se kompanitë farmaceutike janë duke lëvizur me hapa të shpejtë, për të minimizuar rrezikun e humbjeve financiare.
Cilët janë përbërësit e vaksinës antiCovid “Pfizer”?
Në anën tjetër, sipas tij, janë qeveritë që lëvizin edhe më shpejt, sepse ‘kanë çanta pa fund për të mbushur’.
Në një farë mënyre ai nuk ka asnjë argument tjetër të besueshëm, sepse i vetmi argument tjetër i besueshëm është se vaksinat po nxitohen duke rrezikuar jetën tonë dhe ai qartë nuk e beson atë.
Implikimet e inovacionit të vaksinës Covid-19 janë masive dhe pjesërisht ato do të shkaktojnë debate në lidhje me vendin e duhur për të vendosur kufijtë mes sektorit privat dhe atij publik.
“Ndërsa shohim fundin e krizës shëndetësore, debati politik rreth mësimeve të marra sapo ka filluar dhe pa dyshim që humbësit do të jenë ata që për 40 vjet kanë bërë çështjen për rritjen e sektorit privat dhe tkurrjen e shtetit”, thotë ai.
Kujtojmë se Britania e Madhe është bërë vendi i vetëm europian që ka aprovuar vaksinimin në masë kundër koronavirusit. Vaksinimi pritet të fillojë javën që vjen./arbresh.info/
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...
Drejtori i CIA-s zhvilloi takim dyorësh me udhëheqësen e re ...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një ish-gardiane për krime lu...
Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, d...