Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, si dhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit COVID-19.
Thaçi u shpreh se pandemia e COVID-19 është sfidë për shëndetësinë, por edhe për ekonominë e Kosovës dhe të tërë globit.
“Është e rëndësishme që të ndërmerren hapa për ta ruajtur edhe ekonominë e vendit”, u shpreh Thaçi.
Rukiqi dhe Zeka dhanë rekomandimet e tyre si të ndihmohen punëtorët dhe bizneset, por edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për qytetarët në ditët dhe në muajt në vijim.
Thaçi u shpreh se shteti do të ndërmarrë masa që t’iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që do të goditen edhe në aspektin ekonomik nga rrethanat e krijuara nga COVID-19.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...