Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e që kanë pësuar lëndime apo sëmundje do të marrin shërbime rehabilituese mjekësore.
Ata do të mund të udhëtojnë drejt qendrës për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ndërsa do të kenë të paguar fjetjen, ushqimin kontrollimet mjekësore dhe terapinë fizikale.
Kjo pas tenderit të fundit të dhënë nga Policia e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘ Shërbime rehabilituese mjekësore për PK-në-Ritender3’ janë shpenzuar afër 13 mijë euro ose saktësisht 12.920,00 euro që është shumë e ngjashme me atë që PK kishte parashikuar me hapjen e tenderit.

Ndërsa fituese ka dalë ‘Qendra Për Mjekësi Fizikale Dhe Rehabilitim Nëna Naile SH.P.K.’ i cili ishte Operatori Ekonomik i vetëm që kishte dërguar tenderin.
Kjo kontratë do të vlej për 3 vite apo 36 muaj.

Në përshkrimin e shkurt të kontratës ceken saktësisht shërbimet që do të marrin pjesëtarët e Policisë së Kosovës në këtë qendër.
“Lënda e kontratës ka të bëjë me shërbimet rehabilituese mjekësore për rikthimin e aftësive për punë dhe jetë të pavarur pas lëndimeve apo sëmundjeve, kërkesa përfshin ushqimin, fjetjen, kontrollimet mjekësore dhe terapinë fizikale – ushtrimet sipas nevojave te autoritetit kontraktues”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që edhe të mërkurën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë një vendim tjetër për Policinë e Kosovës.
Me të gjitha votat pro është miratuar pika e rendit të ditës në cilët u kërkua që të ndihmohen familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë humbur jetën në detyrë. Ata krahas 70% të pagës do të marrin edhe shuma mujorë prej 300 euro./arbresh.info/
Familjet e policëve të rënë në detyrë do të marrin edhe nga 300 euro krahas 70% të pagës
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...