Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura për presidente, pasi sipas saj, kjo është lojë politike e Albin Kurtit.
Në hollin e Kuvendit, Çitaku i bëri thirrje partisë në pushtet që t’i ndërpresë veprimet “karate” të dhunës politike, sepse siç tha ajo, nuk është Kuvend i “karatesë” por institucion i të zgjedhurve të popullit.
“Sot nga Kuvendi i Kosovës dua të apeloj te VV-ja që t’i ndërpresë këto veprime karateje të dhunës politike, sepse ky nuk është Kuvend i karatesë por institucion i të zgjedhurve të popullit”.
“Nga zemra i bëj thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga kandidatura nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurtit e cila është e dëmshme për shtetin dhe atë vet. Më vjen keq që ka pranuar të huazojë politikisht emrin e saj për një maskaradë të rrezikshme politike. Si PDK e çmojmë angazhimin e saj në shoqëri civile, por nderi më i madh që mund t’i bëjë vendit, është të largohet nga kjo garë”, deklaroi Çitaku.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...