Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes platformës “Made in Kosova” sot me sukses ka realizuar kontratën e radhës të shitjes për prodhuesit vendor.
Kësaj radhe kompania Industria Metalike e Kosovës ka nënshkruar kontratë shitjeje me kompaninë Kovaci Termo nga Shqipëria, për shitjen e tubave të çelikut, në sasi prej 53 ton. Kjo kontratë u realizua falë pranisë së kësaj kompanie në platformën “Made in Kosova”.
“Platforma është një panair i përhershëm online, ku secila kompani ka mundësinë që të prezantoj produktet e veta. I ftojmë të gjitha kompanitë vendore që të jenë pjesë e platformës, ku do të bëhet dixhitalizimi i prezencës online dhe promovimi i produkteve të tyre. Kjo platformë ka për synim që të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive kosovare, të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave botërore”, njofton Klubi i Prodhusve.
Kompania Industria Metalike e Kosovës është ndarë e kënaqur me shërbimet që ofron kjo platformë dhe përkrahjen që ofron për prodhuesit vendor. IMK është një nga fabrikat më të mëdha në Evropën Juglindore për prodhimin e tubave të çelikut me tegel, të cilat përdorën në sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve në shumë vende të botës.
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...