Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është takuar me përpunuesit e qumështit.
Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit ka nisur, raporton Arbresh.info.
Në takim po merr pjesë ministri i bujqësisë, Besian Mustafa dhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi.
Pas takimit do të mbahet një konferencë për medie.
Ndryshe, përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.
Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
/Arbresh.info/

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...