Rreth 11 mijë e 500 euro për do t’i kushtoj çdo muaj komunës së Suharekës pastrimi i qytetit.
E vlera e plotë e tenderit për një vit është 136 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet se për tenderin me titull së për kontratën me titull ‘Mirëmbajtja dhe pastrimi qytetit’ komuna e Suharekës kishte planifikuar të shpenzonte 137.067 euro.

Pas hapjes së tenderit Operatori Ekonomik i vetëm që kishte aplikuar, kompania regjionale e mbeturinave ekoregjioni sh.a. ‘Regional ëaste company ekoregjion’ kishte ofruar çmim të ngjashëm ose saktësisht 137.066 mije euro.
Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.
Në njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet. /arbresh.info/

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...