Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian është rritur në 7.5 për qind në shtator apo me 0.9 pikë përqindjeje nga viti në vit.
Siç njofton Zyra e statistikave të BE-së, në mes të pandemisë COVID-19, shkalla e papunësisë ka vazhduar të rritet për 6 muaj rresht si në BE ashtu edhe në Eurozonë.
“Shkalla e papunësisë në Eurozonë po ashtu është rritur me 0.8 pikë përqindjeje në 8.3 për qind në muajin e fundit me bazë vjetore”, njofton Eurostat, përcjell Telegrafi.
Eurostat tregon se gati 16 milionë burra dhe gra në vendet e BE-së, përfshirë 13.6 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga muaji shtator.
Numri i personave të papunë është rritur me 42 mijë në bazë mujore dhe 1.8 milionë në vit në shtator, në bllokun me 27 anëtarë.
Shkalla më e lartë e papunësisë u shënua në Greqi me 16.8 për qind, Spanjë me 16.5 për qind dhe Itali me 9.6 për qind dhe më të ulëtat në Çeki me 2.8 për qind dhe Poloni me 3.1 për qind. /Telegrafi/
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho
Zyrtari iranian thotë se numri i të vdekurve në protestat në...
Me minus 68 vota, rinumërimi i deritanishëm e lë jashtë Kuve...
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...